Mirel: Hiqni imunitetin. Bregu: Na e vini kusht për BE
TIRANË- Heqja e imunitetit është vlerësuar nga drejtori për Ballkanin në KE, Pier Mirel si një nga reformat për integrimin e Shqipërisë në BE.
Në përmbyllje të takimit të Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë, Mirel ka vlerësuar arritjet dhe ecurinë pozitive në disa drejtime, duke kërkuar arritje konkrete në luftën kundër krimit e korrupsionit, vazhdim te dialogut dhe permbushjen e reformave konkrete per te 12 prioritetet e lena nga KE.
Pa bere asnje parashikim per raportin, Mirel deklaroi se vlerësimi i radhës do të jetë i vjeshës, ne publikimin e raportit vjetori te ecurisë. “Rezultate janë arritur që nga nëntori 2011, por ka ende shumë punë për tu bërë dhe pikërisht kjo është arsyeja pse po lutemi që ky angazhim të vazhdojë, me të njëjtën frymë dialogu që e kemi parë që ka mbizotëruar gjatë kohëve të fundit”- tha ai.
Ai ka theksuar se eshte pare që ka angazhim në luftën kundër korrupsionit mes kuadrove ligjore, por priten arritjet ne vazhdimesi. Heqja e imuniteteve është e rëndësishme për ne. Kur flitet për këtë mund të lind pyetja si mund të pritet që një gjyqësor i pavarur dhe nga ana tjetër tu hiqet imuniteti gjyqtarëve. Por të jesh i pavarur nuk do të thotë të mos kesh mundësi të japësh llogari, por duhet të krijohen kushtet në mënyrë të plotë që të cojnë te heqja e imunitetit- tha ai.
Nga ana e saj, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi gatishmërinë e qeverisë dhe maxhorancës për heqjen e imunitetit dhe votim të tij sipas cdo alternative që mund të sjellë opozita, me ndryshim Kushtetute apo të ligjit.
Ne jemi të gatshëm ta votojmë, ftoj palën evropiane që heqjen e imunitetit ta vërë si kusht për marrjen e statusit kandidat- tha ajo.