E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Marrëdhënie të mira me fqinjët

Prishtinë-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se në ditët në vijim, Kosova pret njohje të reja, dhe kjo sipas Sejdiut për shkak të mbështetjes ndërkombëtare. Deklaratat e Sejdiu u bënë gjatë vënies së gurit të themelit të shollës fillorë “ Hivzi Sylejmani”, në Fushë Kosovë.

“Serbia le të vazhdon me të vetën, me një qasje të çuditshme deri më tani dhe absolutisht e kundërt me trendët ndërkombëtare. Natyrisht se Kosova do të vazhdojë me mbështetje të fuqishme dhe të rëndësishme ndërkombëtare. Kosovës po i shtohen njohjet, Kosova do të ketë njohje të vazhdueshme”, ka thënë Sejdiu. Për sa i përket marrëdhënieve me fqinjët, Sejdiu tha se nuk flitet për jo normalizim të tyre.

“Ne nuk kemi de-normalizim të marrëdhënieve. Mund të jenë sekuenca të caktuara për të cilat natyrisht se ekziston përgjigjja, por për në është me rëndësi që të vazhdojmë qasjen tonë për marrëdhënie të mira dhe është e përbashkët e politikave evropiane që vendet e fqinjësisë të kenë raportet më të mira të. Unë nuk besoj se mund të ketë aso ndjenje, ajo pse ka ndodhë një përgjigje e imja për mos shkuarje për vizitë zyrtare, ka qenë pikërisht për shkak të shmangies nga karakteri i vizitës”-Sejdiu.

Gjithashtu, Sejdiu bëri të ditur për përfundimin e konsultimeve me përfaqësues të partive politike duke shtuar se këto ditë do të dal me datën e mbajtjes së tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›