Riza Halimi uron Berishën për hapjen e tunelit
Preshevë-Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe deputeti popullor i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, uroi kryeministrin Sali Berisha për autostratën nga Durrësi në Kosovë, me rastin e hapjes së tunelit të Kalimashit.''Ky tunel tashmë bashkon edhe më afër pjesën tjetër të kombit. Inaugurimi i këtij projekti madhor të cilin e drejtoi qeveria Juaj na bëri të gjithë neve shqiptarëve të trojeve etnike të ndjehemi krenarë, por njëherësh të ndjejmë më afër dhe më pranë vlerat dhe arritjet kombëtare dhe europiane që po bën shteti shqiptar”, thekson Halimi në telegram.
“Duke Ju uruar edhe njëherë për rëndësinë dhe domethënien shumëdimensionale që ka ky projekt, dëshiroj t’ju uroj suksese të mëtejshme në punën dhe angazhimet Tuaja”, përfundon në përgëzimin e tij kryetari i PVD-së duke shprehur respekt dhe nderime për kryeministrin Berisha.