Janë siguruar shumica e antiepileptikëve
Prishtinë - Ministria e Shëndetësisë në pajtim me nevojat dhe rekomandimet për përpilimin e Listës esenciale bën furnizime të rregullta, në pajtim me ligjet në fuqi dhe nivelin e buxhetit për shumë sëmundje. Përmes një njoftimi për shtyp, MSH bën të ditur se furnizimi me format spitalore të barnave antiepileptike është i qëndrueshëm (Phenobarbital, Carbamazepinë ampula dhe Diazepam ampula).
Sëmundjes së epilepsisë i kushtohet vëmendje e veçantë dhe barnat antiepileptike sigurohen në lloje dhe sasi të konsiderueshme. Sipas MASH, në Listën esenciale të saj për shtatë format e epilepsisë janë të siguruara pesë.
Ministria e Shëndetësisë në stokun e vet ka shumicën e barnave për trajtimin e këtyre formave të epilepsisë, me përjashtim të vetëm dy formave të epilepsisë që trajtohen me Phenobarbital tableta dhe Acid valproic 100 mg, që përshkruhen për disa forma të epilepsisë (edhe me këto dy barna shumë shpejt do të furnizohemi), e njëjta formë për të njëjtin qëllim përdoret edhe Carbamazepina që gjendet në stokun e barnave në Mazgit.