Obama: Sulmet jo vetëm kundër Amerikës, por dhe idealeve të OKB-së

Presidenti amerikan Barac Obama u bën thirrje lidërve botëror që të ballafaqohen me shkaqet e trazirave të fundit që po ndodhin në botën myslimane. Dhjetëra njerëz janë vrarë gjatë protestave anti-amerikane, për shkak të një filmi në Internet të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, i cili tallet me Profetin Muhamed.
Gjithashtu theksohet se në fjalimin e tij të sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti Barack Obama, do të konstatojë se dhuna gjatë dy javëve të kaluara nuk është "thjesht një sulm ndaj Amerikës, por,është edhe një sulm kundër idealeve mbi të cilat janë themeluar Kombet e Bashkuara".
Në fjalimin për Iranin, zoti Obama do ta theksoj përsëri vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për ta ndalur Iranin nga prodhimi i bombës atomike.Ndër të tjera për Iranin Obama tha se "koha nuk është e pakufizuar"për zgjidhje diplomatike.