Spanja premton ndihmë për çështjen e emrit të Maqedonisë
Morantinos tha se 2010 është e rëndësishme për gjithë Ballkanin dhe paralajmëroi një takim të nivelit të lartë në Sarajevë në muajin maj.Kryeministri grek, Jorgos Papndreu tha nga Parlamenti Evropian se vendi i tij nuk bllokon, por dëshiron zgjidhje sa më të shpejtë dhe prandaj mendon se duhet të ketë takime mes dy palëve.Këto mesazhe vijnë në kohën kur autoritetet në Shkup po bëjnë përpjekje për takime direkte.Takimi i parë mund të zhvillohet mes zyrtarëve të lartë të ministrive të jashtme në Londër gjatë konferencës për Afganistanin.