Jones: SHBA mbështet integrimin e veriut në institucionet e Kosovës
Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe janë të angazhuara në integritetin e saj territorial, ka deklaruar zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones në një intervistë dhënë për Zërin e Zmerikës. "Kosova nuk është një rajon për të cilin ne do të mbështesnim ndarjen apo ndonjë skenar të jashtëzakonshëm", tha Jones, "por Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin e veriut në institucionet e Kosovës dhe janë të mendimit se është e rëndësishme për Prishtinën ta bëjë popullsinë serbe që jeton në pjesën veriore të Kosovës të ndjehet pjesë e saj dhe të investojë në prosperitetin e kësaj republike të re". është gjithashtu në interes të Beogradit, tha më tej Jones, të punojë me njerëzit që jetojnë në atë rajon , që të gjejnë zgjidhje praktike për të përmirësuar standardin e tyre për një jetë më të begatë.