E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i Panos në Tiranë,sot zi kombëtare

Pritet të mbërrijë në aeroportin "Nënë Tereza" nga SHBA-ja, trupi i legjendës së futbollit Panajot Pano. Në aeroport do të jenë personalitete të larta të vendit për të pritur trupin e pajetë të Panos.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, dita e sotme është ditë zie kombëtare. Homazhet në nder të tij në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen nga ora 13:00-15:00.
Me vendim të qeverisë shpenzimet për transportimin e trupit dhe ceremonitë do të paguhen nga MTKRS.
Trupi i të madhit Panajot Pano do të prehet përjetësisht në varrezat e Sharrës.

Këshilltari politik për çëshjet sportive pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve , Indrit Fortuzi deklaron se shumë shpejt stadiumi "Qemal Stafa" mund të marrë emrin e legjendës së futbollit Panajot Pano.
Në një prononcim për "Ora News", nga aeroporti i Rinasit, ku ka mbërritur trupi i Panos nga SHBA-ja, Fortuzi tha se Drejtoria e Sporteve në MTKRS i ka bërë kërkesë ministrit të Kulturës dhe kryeministrit që stadiumi "Qemal Stafa" të marrë emrin e legjendës së futbollit. "Kërkesa është bërë. Unë mendoj se ku kalim do të realizohet, pasi stadiumi kombëtar meriton emrin e madh të një sportisti si Panajot Pano", theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›