Rama: Çdo parti konkuron me programin e vet
INTERVISTA E PLOTE
LONDËR -Kryesocialisti Edi Rama deklaroi se në zgjedhjet e vitit 2009, partitë do të konkurrojnë me programin, ekipin dhe liderin e vet. Kryetari i PS-së e bëri të ditur këtë në një intervistë për BBC.
I pyetur nëse secila parti e majtë do të dalë më vete në zgjedhje, Rama tha: “Të gjitha partitë do të votohen më vete, qofshin të majta apo të djathta, të qënurit në koalicion nuk do të thotë që do të ketë një votë të përbashkët. Votat do të jenë të përveçme dhe qofshin në koalicion apo jo, do të kërkojmë votën për partinë Socialiste, për programin e saj, për një mënyrë të re për ta qeverisur Shqipërinë dhe votuesit të zgjedhin atë parti që u garanton më shumë ndryshimin, më shumë lidhjen mes fjalës dhe veprës, u garanton më shumë të sotmen dhe të nesërmen, për veten dhe fëmijët e tyre”.
Rama tha gjithashtu se në sistemin i ri zgjedhor çdo parti do të konkurojë me programin, ekipin dhe liderin e vet.
“Të gjitha partitë do të votohen më vete, qofshin të majta apo të djathta, të qënurit në koalicion nuk do të thotë që do të ketë një votë të përbashkët. Votat do të jenë të përveçme dhe qofshin në koalicion apo jo, do të kërkojmë votën për partinë Socialiste, për programin e saj, për një mënyrë të re për ta qeverisur Shqipërinë dhe votuesit të zgjedhin atë parti që u garanton më shumë ndryshimin”, tha Rama.
Duke paraqitur alternativat socialiste ai tha se korrupsionit është kthyer në sistem "duke ndryshuar klientët por jo thelbin."
"Korrupsioni nuk luftohet me gjueti shtrigash," tha zoti Rama por "reforma modernizuese, demokratizuese, integruese".
Rama shprehet I bindur se ka arritur të përgatisë PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare “PS është ndarë me ato aspkete negaitve dhe me ato lidhje të politikës së shkuar që e çuan në opozitë dhe ka hapur një rrugë të re e cila padyshim është e gjatë, ka vështirësitë e veta” shprehet me tej zoti Rama. Prurjet e reja në PS kreu socialist nuk I quan dualizëm por harmonizim gjeneratash moshash, gjinish dhe këndvështrimesh të cilat siç shprehet ai janë të domosdoshme për një familje të madhe politike, siç është Partia Socialiste.
Rama ndodhet në Londër në një vizitë të organizuar nga ambasada Britanike në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme atje. Qëllim i kësaj vizite sipas kreut te PS-së është lidhja e një sërë kontaktesh të vlefshme qoftë me Parlamentin Britanik, qoftë me qeverinë britanike, si dhe me Partinë Laburiste. Kontakte të cilat do ti shfrytëzojmë për të bërë të njohura problematikat dhe pozicionet tona, lidhur me reformat, lidhur me gjendjen e vendit, me integrimin në NATO dhe BE të Shqipërisë, por edhe për të mësuar shumë lidhur me funksionimin e qeverisë britanike, me funksionimin e Partisë Laburiste”, tha Rana
Gjithashtu për të vendosur ura bashkëpunimi, që besoj do të jenë shumë të vlefshme, qoftë në nivelin e organizimit partiak, qoftë nesër në nivelin e organizimit qeveritar” tha Rama .
(d.b/balkanweb)