E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama, apel zezakëve: Askush nuk ua ka paracaktuar fatin

Presidenti amerikan ka mbajtur fjalimin e parë për çështjet raciale dhe ndër të tjera, duke iu drejtuar Amerikës së "zezë" tha se nuk do të kishte justifikim për dështimet. "Askush nuk ua ka parashkruar fatin", tha Obama duke iu drejtuar sipas fjalës së tij, Barak Obamave që ndodheshin mes njerëzve dhe që një ditë mund të shndërroheshin edhe në presidentë të Amerikës. "Fatin e keni në dorën tuaj. Mos e harroni. Ja çfarë duhet t‘u mësojmë fëmijëve tanë". Këtë fjalim Obama e ka mbajtur me rastin e 100-vjetorit të organizatës më të madhe amerikane të të drejtave të njeriut Shoqata Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë, në një takim që u organizua në Nju Jork. "Unë e kuptoj se disa mund të mendojnë se diskriminimi nuk është më një problem i Amerikës, por mos u gaboni: diskriminimi ende ndihet në Amerikë." Ishte hera e parë që Presidenti amerikan ka prekur çështjen delikate të racës. Ndër të tjera, Obama tha se zezakët kishin më shumë gjasa që të prekeshin nga plagët e shoqërisë dhe nga papunësia, si dhe të mos kishin aksesin e duhur në kujdesin shëndetësor. "Dhimbja e pabarazisë ndihet jo vetëm te zezakët e Amerikës, por kryesisht te ta. Gratë afrikane paguhen më pak edhe kur bëjnë të njëjtën punë, por probleme diskriminimi kanë edhe latinët, myslimanët, homoseksualët të cilët ende përçmohen, shihen me mosbesim, diskriminohen", deklaroi Obama

Apeli i tij për mbrojtje të homoseksualëve nuk u prit mirë nga liderët fetarë zezakë që ndodheshin në sallë. Presidenti foli edhe për temat e fushatës zgjedhore ndër të cilat përgjegjësinë që duhet të kenë prindërit në edukimin e fëmijëve me përgjegjësinë që duhet të kenë në jetë dhe për inkurajimin që duhet t‘u jepnin për të qenë ambiciozë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›