E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama bashkon politiken shqiptare

Fatjona Mejdini

Kryeministri Berisha dhe kryetari i PS, Rama u ulen ne nje tryeze te perbashket dje per te diskutuar per ndikimin qe do te kete nderrimi i lidershipit ne SHBA, tryeze kjo e iniciuar nga Ministria e Jashtme, ambasada amerikane dhe Instituti Shqiptar i Studimeve Nderkombetare. Duke folur per ndryshimin qe ka sjelle presidenti i ri i SHBA-se, Obama, ambasadori Uidhers tha se miqte e Presidentit do te ishin ata lidere te cilet kishin respekt per Kushtetuten dhe parimet e demokracise. "Shqiperia nuk ka patur nje mik me te mire se Presidenti Bush. Por ju siguroj se Presidenti Obama do te jete nje mik i madh per Shqiptaret, duke vijuar ate tradite qe shkon deri ne vitet e Presidences se Uillsonit. Politikat e vendit tim, per rajonin dhe Shqiperine ne vecanti, do te jene te mbeshtetura mbi shpresen dhe pritshmerine. Shpresat jane te larta dhe optimiste dhe ju siguroj se dite me te mira priten ne marredheniet mes 2 vendeve. Ne presim dhe pritshmeri nga Shqiperia, pritshmeri qe Presidenti Obama ka dhe nga vetja e tij. Respekt per Kushtetuten, perpjekje per te luftuar korrupsionin, ndersa po afrohet data e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, duhet perkushtim ndaj parimeve dhe praktikave demokratike qe qendrojne pertej cdo hije dyshimi", tha Uidhers. Kryeministri Berisha ne fjalen e tij, nuk harroi te theksoje kontributin e rendesishem qe ka dhene nder vite SHBA per Shqiperine. "Shqiptaret nuk do te harrojne kurre mbeshtetjen qe SHBA-te, ne emer te vlerave themelore te njerezimit, i kane dhene ceshtjes se tyre kombetare ne castet me percaktuese per lirine", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, shqiptaret kane dhe do te kene nje nga miqte me te cmuar dhe se ne administraten e tij punojne miqte me te mire te kombit shqiptar si zevendespresidenti Joe Biden, ish-senatorja Hillary Klinton. Kryetari i PS-se, Edi Rama ne takimin e djeshem se me ardhjen e Obames ne pushtet, ka ardhur nje epoke e re, ku Shqiperia duhet te marre shembull, dhe te kuptoje se vetem nga bashkimi mund te te arrihen suksese. "Zgjedhja e Obames ishte nje rast qe tregoi se nga shembulli i forces, u kthye ne forcen e shembullit. Ne duhet t'i japim dinjitet shtetit ligjor. Korrupsioni, nuk luftohet me retorike antikorrupsion dhe as me demagogji dhe masa kunder medias", tha Rama. Ndersa ministri i Jashtem, Lulezim Basha deklaroi se zgjedhja e Barak Obames ne krye te SHBA-se eshte nje realitet jo vetem per shtetasit amerikane por eshte i zgjedhuri i gjithe globit.

"Shqiptaret do votojne te lire"

Kryeministri Berisha deklaroi dje se se qeveria do te beje cdo perpjekje qe shqiptaret te votojne me dinjitet dhe ne respekt te plote te ligjeve dhe Kushtetutes se vendit dhe standardeve nderkombetare. "Kjo qeveri do te beje cdo perpjekje qe shqiptaret te votojne ne dinjitet te plote si qytetare te ketij komuniteti, ne respekt te plote te ligjeve dhe Kushtetutes se vendit, ne nje lufte me zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe tentakulave te tij kudo qe ato te shtrihen", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij, duke folur per perkushtimin e qeverise ne vazhdimin e reformave.

Rama: Jo zgjedhje te rrezikuara

"Per te qene miq te denje te Amerikes se Barak Obames, ne s'mund t'i lejojme vetes zgjedhje te rrezikuara, institucione dhe autoritete kushtetuese te kercenuara, media te dhunuara". Ky ka qene mesazhi i percjelle nga kreu socialist, Rama ne takim. Sipas tij, nderkohe qe Presidenti i SHBA-ve, thote se nuk do t'i leshoje per asgje ne bote, idealet qe vijojne te ndricojne boten, pasi u shkruan ne karten kushtetuese nga eterit themelues te Amerikes, per te garantuar shtetin ligjor dhe te drejtat e njeriut, shqiptaret duhet te ndergjegjesohen per rrolin ne nje bote ku Amerika, synon te jete miku i cdo vendi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›