E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Uidhers: Zgjedhjet, test per Shqiperine

Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit dhe zbatimi i ligjit per pastertine e figurave, duket se do te jene testet per Shqiperine, ne aspiratat e saj ne anetaresimin ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Keto tema u diskutuan dje gjate nje takimi mes Presidentit, Bamir Topi dhe Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi, Xhon Uidhers. Mes dy personaliteteve, u vu theksi tek domosdoshmeria e realizimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme ne 28 qershor. Zgjedhje te cilat pa frike mund te konsiderohen si ura e kalimit per ne strukturat euroatlantike, nese plotesojne standardet e kerkuara nga nderkombetaret. Nen vemendjen e nderkombetareve do te jete pa diskutim dhe zbatimi i ligjit te "spiuneve", per te cilin kreu i shtetit, Topi, nuk pranoi te jape firmen e tij. Njeheresh ne qender te takimit kane qene dhe raportet me te fundit me te Shqiperise me KE. Ne takimin e djeshem, Presidenti Topi i shprehu Ambasadorit Uidhers dhe urimet per Presidentin e ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe besimin se marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve do intensifikohen e forcohen me tej nen drejtimin e Presidentit Obama. "Shqiptaret i mbeten mirenjohes SHBA per mbeshtetjen ne te gjitha proceset demokratizuese por edhe integruese te vendit tone", u shpreh Presidenti Topi gjate takimit. Kryetari i Shtetit nenvizoi se kjo miqesi historike mes dy vendeve i nxit shqiptaret qe te punojne akoma me shume ne permbushjen e te gjitha detyrimeve qe kerkon integrimi euroatlantik. Nga ana e tij ambasadori Uidhers siguroi Presidentin Topi per vazhdimesine e mbeshtetjes dhe vemendjes te administrates "Obama", per hapat qe Shqiperia po ndermerr per forcimin e demokracise, mbrojtjes e respektimit te Kushtetutes, institucioneve te pavarura, luftes kunder korrupsionit dhe funksionimit te shtetit ligjor. R.Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›