Rama: Gjakmarrja, ceshtje kombetare
Fenomeni i gjakmarrjes eshte nje ceshtje kombetare dhe ky fenomen kerkon dhe nje zgjidhje kombetare. Kjo eshte thirrja e bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate vizites se tij ne Qendren e Rehabilitimit te Femijeve te Ngujuar ne qytetin e Policanit. Kreu i selise roze bisedoi me 22 femije, qe ndodhen aty te ngujuar prej disa vitesh. Ai gjithashtu ka takuar dhe femijet e policeve te vrare ne krye te detyres, te cilet, per shkak te gjakmarrjes ndodhen te ngujuar ne kete qender. Duke e konsideruar fenomenin e gjakmarrjes nje ceshtje kombetare, kryesocialisti u shpreh se ky fenomen kerkon nje zgjidhje kombetare, duke shtuar se, gjendej prane atyre femijeve pertej cdo politizimi te ceshtjes. "Ky eshte nje problem kombetar dhe kerkon nje zgjidhje kombetare. Mbi te gjitha, keta femije nuk jane ne nje situate ne te cilen mund t'i lihet ne dore ping-pongut te institucioneve", vleresoi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Sipas tij, kjo eshte nje pergjegjesi e shtetit shqiptar, dhe shteti shqiptar para ketyre femijeve duhet te jete nje, gje qe do te thote se te gjithe duhet ne kete rast te marrin pergjegjesine qe u takon. Kryetari i partise me te madhe ne opozite, megjithese ne nje takim jopolitik, deklaroi se s'mund te behet jeta e tyre, qe eshte jashtezakonisht dramatike, ping-pong mes institucioneve te shtetit. "Duhet me patjeter qe per keta femije te gjendet nje zgjidhje, qe te jete maksimalisht e denje per nje shtet qe ka pergjegjesi dhe qe ka ndjenja, ndaj gjithe ketyre qe jane te pafajshem", sugjeroi Rama, duke shtuar se, "ceshtja nuk eshte qe te diskutojme kush e ka fajin". Sipas tij, ceshtja eshte qe te diskutohet se si te behet e mundur qe keta femije te jetojne sa me normalisht, brenda kushteve jashtezakonisht te veshtira qe ata kane per shkak te problemeve qe dihen dhe vuhet prej kaq vitesh. "Fati i ketyre femijeve nuk mund te behet top ping-pongu, qe perplaset sa andej kendej, sepse cdo mengjes keta duhen zgjuar, duhen ushqyer, duhen cuar ne shkolle, duhen ulur qe te mesojne, u duhet dhene mundesia qe te argetohen, duhet te lahen e te vishen", shprehu shqetesimin kryesocialisti, duke theksuar se, "keto gjera, ata nuk i bejne dot ne kete moshe pa ndihme dhe mbeshtetje". Sipas tij, kete ndihme dhe mbeshtetje, duhet t'ua jape shteti dhe duhet t'i japin zgjidhje ketij problemi. Ai duke sqaruar motivin e vizites se tij, u shpreh se nuk kishte shkuar atje per te bere politike, por sepse ne pozicionin qe ka e ndjen per detyre, qe te bej gjithcka qe mundet. Fenomeni i gjakmarrjes eshte shume i perhapur ne Shqiperi. Nga keto tradita te bazuara ne Kanunin e Lek Dukagjinit, qindra femije dhe familjaret e tyre ne te gjithe vendin, jane te ngujuar. Megjithese shume vite pas Kanuneve, tradita e ngujimit vazhdon te preke shoqerine shqiptare.
Ngujimi, zgjidhje ne rruge shteterore
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka sugjeruar qe problemi i ngujimit duhet zgjidhur ne rruge shteterore dhe pergjegjes per jeten, mirerritjen e sigurine e ketyre femijeve eshte dhe duhet te jete shteti. "Ajo qe une besoj eshte se ne mund dhe do ta zgjidhim problemin e tyre, qe te krijojme kushtet sa me te mira te mundshme dhe t'u japim sherbimin me te mire te mundshem", deklaroi Rama. Sipas tij, ky mendim nuk eshte per te bere politiken e perfitimit te dites nga kjo drame njerezore. "Por duke bere prindin, duke bere mesuesin, role qe duhet t'i beje shteti kur prindi mungon, ose kur mesuesi apo mesuesja mungojne. Sepse keta femije nuk mund te shkojne dot ne shkolle sic shkojne te gjithe, aty ku jane lindur, aty ku kane shtepine e nenes dhe babait. Ky eshte roli i shtetit, per kete u duhet njerezve shteti", theksoi kryesocialisti nga Policani.
Denis Dedej