Obama bisedë telefonike me Putin
Presidenti amerikan Barak Obama ka zhvilluar bisedën e parë me Vladimir Putin, që pas ripërsëritjes së zgjedhjeve të 4 marsit, të cilat i ridhanë edhe njëherë fitore.
Agjencia AFP citon zëdhënësin presidencial Xhosh Ernest të ketë thënë se Obama të ketë marë në telefon Putin, ndërsa udhëtonte me aeroplanin Air Force One, por nuk jepen
të dhëna të tjera lidhur me bisedën.
Ndërkohë gjatë të enjtes një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA po sheh vazhdimin e lidhjeve me Rusinë “pavarësisht se kush është president”.