E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në Siri, axhendë e ngjeshur diplomatike për frenim

Përpjekje intensive diplomatike priten gjatë të shtunës për frenimin e aksioneve të presidentit sirian Bashar al Asad ndaj kryengritësve.

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, pritet të takojë Asadin në Damask të shtunën, ndërsa ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe do të zhvillojnë bisedime me homologun e tyre rus Sergei Lavrov në Kajro.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton përsëriti të premten thirrjen e saj për Rusinë- një nga aleatet e mbetura të Sirisë, që të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës.

Klinton po ashtu i kërkoi ushtrisë së Sirisë që të mos hapë zjarr ndaj popullit të saj, pas raporteve për të paktën 45 të vdekur në Siri, kryesisht në qytetin e kapluar nga dhuna, Homsin, por edhe në Idlib.

Të paktën dy gjeneralë sirianë, raportohet se kane dezertuar dhe janë larguar në Turqinë fqinje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›