E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, vazhdon rënien inflacioni

Kuota e inflacionit në Kinë ka rënë për të njëzetin muaj rresht, ndërsa çmimet e ushqimeve janë rritur lehtshëm, duke u dhënë mundësi ligjvënësve për të stimuluar ekonominë.

Inflacioni ishte 3.2 për qind në shkut, më pak se 4.5 për qind që ishte një muaj më parë, ka bërë të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave, duke qenë më i ulëti që prej korrikut të vitit 2010.

Kryeministri Wen Jiabao ditën e hënë deklaroi se objektivi i Kinës është që gjatë vitit 2012 ta çojë inflacionin në kuotën 4 për qind.

Ekonomia e Kinës ka pësuar një lloj amullie në muajt e fundit, për shkak të rënies së kërkesës nga vendet e Evropës për mallrat e saj.

Ndërkohë, rritja e çmimeve ka ardhur duke u dobësuar pas kuotës së lartë prej 6.5 për qind në tre vitet e fundit, por pësoi një “ringjallje” në janar, që krijoi frikën se presioni i çmimeve do të vazhdojë.

Gjithësesi, analistët deklaruan se të dhënat e inflacionit në dy muajt e parë të vitit janë të shtrembëruara për shkak të pushimeve të vitit të ri hënor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›