E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, ceremonia e betimit do të kushtojë 150 milion USD

Uashington - Ceremonia e betimit të presidentit të ri amerikan, Barak Obama, do të hyjë në historinë e Amerikës si një ndër më të kushtueshmet e derimëtanishme. Ekspertët shprehen se për organizimin e ceremonisë do të shpenzohen të paktën 150 milion dollar, ndërkohë që qeveria federale në fondin e saj kishte ndarë vetëm 49 milion dollar amerikanë. Përkundër këtij fondi të menduar, shpenzimet janë rritur akoma më shumë pas numrit të madh të pjesëmarrësve në ceremoni. Pjesa më e madhe e parave do të harzhohet për të paktën 1.5-2 milion pjesëmarrësit që pritet të asistojnë në ceremoni.

Ndërkohë, sinoptikanët paralajmërojnë rreshje dëbore gjatë fillim javës së ardhshme kur do të zhvillohet edhe ceremonia e betimit. Zëdhënësja e Komitetit të Organizimit të Ceremonsië, Carole Florman, shprehet se shpenzimet mund të arrijnë deri në 160 milion dollar. “Ne tregojmë një kujdes të veçantë për buxhetin, por nga ana tjetër duam ti përcjellim botës edhe mesazhet paqësore të presidentit Obama dhe të politikës amerikane. Ceremonisë duhet ti kushtohet vëmendja e merituar. Një pjesë e shpenzimeve do të përballohet nga tepricat e fushatës elektorale dhe nga donacionet e ardhura”, ka deklaruar ajo për New York Daily News.

Ndërkohë, ceremonia e betimit të presidentit Bush në vitin 2005 kushtoi 42.3 milion dollar, kurse ajo e Bill Klinton në vitin 1993, 33 milion dollar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›