E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet eskorta e ministrit irakian

Bagdat - Ministri i Arsimit irakian, Abed Teyab, i ka shpëtuar sot një atentati të organizuar ndaj eskortës që po e shoqëronte. Një bombë e komanduar nga larg ishte vendosur në rrugën nga ku do të kalonte Teyab me eskortën e tij. Ajo ka shpërthyer vetëm disa metra para se automjeti me të cilin Teyab udhëtonte të kalonte mbi të. Autoritetet irakiane bëjnë të ditur se Ministri Teyab ka shpëtuar nga shpërthimi dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, policia njofton për tre të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›