E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdaogan “lideri” i arabëve

Ankara -Fjalimet e ashpra të kryeministrit të Turqisë Rexhep Tayp Erdoganit në lidhje me situatën në Palestinë kanë bërë jehonë të madhe në botën Arabe. Në tubimin në Siri me qindra mijëra persona thërrisnin fjalët "Përshëndetje për ty Erdogan". Në tubimin e organizuar në Damask të Sirisë, qindra mijëra persona i dënuan shtetet arabe të cilat heshtin për situatën e tmerrshme që ka përfshirë Gazan, ku Izraeli por vret qindra fëmijë të pafajshëm. Protestuesit i kanë quajtur vendet arabe tradhtare.

Njerëz që flisnin në programet televizive thoshin se Turqia duhet të merret si shembull për mënyrën e trajtimit situatës në Gaza. Gjatë protestave u duartrokit edhe për presidentin e Venezuelës i cili kishte dëbuar ambasadorin Izraelit nga vendi i tij. Edhe në Bosnje ka pasur protesta para ambasadës amerikane. Rreth 500 boshnjakë, para ambasadës amerikane protestonin duke mbajtur parullat "Srebrenica 1995-Gaza 2009", dhe "Palestina Bosnja e dytë."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›