E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Itali kunder masave shtrenguese

Krerët e bashkive në Itali kanë dalë në protestë kundër masave të shkurtimit. Sheshi “Shën Andrea della Valle” në Rome u perfshi nga kryetarë të bashkive, avokatë dhe punonjës të gjykatave, të cilët kundërshtojnë masat e shkurtimit të qeverisë së Montit .

"Duam që të eleminohet pakti i stabilitetit “ thotë Raffaele Cortesi. Të armatosur me bilbilë dhe pankarta në duar, në shesh kanë zbritur së bashku me ta dhe krerët e gjykatave, të cilët kanë shfaqur dhe një herë zemërimin e tyre për programin e shpenzimeve. Me anë të një deklaratë juristët italianë bëjnë me dije se kanë marrë pjesë në këtë protestë kundër vendimit për mbylljen e mijëra zyrave ligjore.

Duket se masat e shkukrtimit kanë nxjerrë në pah zemërimin e dhjetëra personaliteteve të larta, ndërsa qeveria e kryeministrit Mario Monti përpiqet të mbajë të qëndrueshëm deficitin buxhetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›