SHBA shembet ne 10 sekonda hoteli 17 katesh
Grand Palace Hotel në Nju Orleans është shkatërruar në vetëm 10 sekonda . pamjet e trasmetuara nga BBC tregojnë se ndërtesa prej 17 katesh është rrënuar në një kohë rekord. Autoritetet vendase bënë me dije se janë dashur disa muaj për planifikimin e shembjes së saj në një kohë të shkurtër dhe pa shkaktuar dëme përreth. Një re e madhe tymi u ngrit në ajër. Autoritetet e cilësuan shembjen e ndërtesës si të suksesshme, pasi shumë shpejt gjendja iu kthye normalitetit . Grand Palace hotel do të zëvendësohet nga një qendër mjekësore, e cila do të hapet në vitin 2015 dhe është cilësuar si perla e qytetit të Nju Orleans.