Bindjet fetare i shkaktojnë telashe Romneyt

Shumica e analistëve politikë e konsiderojnë ish-guvernatorin Romney pretendentin kryesor për marrjen e emërimit të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, por ai po sulmohet për bindjet e tij fetare.
Romney është anëtar i kishës mormone, e cila në përgjithësi ndjek parimet e krishtera, por i referohet themeluesit të vet dhe ka librin e saj të shenjtë, që është e ndarë nga bibla e të krishterëve.
Kështu u shpreh prifti evangjelist, Robert Jeffres, i cili mbështet kandidaturën e guvernatorit të Teksasit, Rick Perry.
Jeffrey favorizon Perryn ndaj Romneyt, sepse ish-guvernatori i Massachusetsit është i besimit mormon.
“Sipas mendimit tim, mormonizmi është kult. Zgjedhja e një kandidati mormon i jep besueshmëri një kulti”, theksoi Jeffres.
Ai tha se mormonët janë njerëz me moral, por nuk janë pjesë e vijës kryesore të krishterimit.