Shtyhet procesi gjyqësor kundër Mubarakut

Seanca e radhës në gjykimin e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, është shtyrë deri më 28 dhjetor, pas vendimit të gjykatës për të ndërruar gjykatësin e rastit.
Avokatët e viktimave të pretenduara të Mubarakut u janë drejtuar me një peticion gjykatës, duke kërkuar zëvendësimin e gjykatësit.
Mubarak, 83 vjeçar, akuzohet për urdhërimin e vrasjes së protestuesve gjatë revoltave, që çuan në përfundimin e regjimit të tij në muajin shkurt.
Përveç kësaj, gjykata ka nisur procedurat edhe ndaj dy djemve të Mubarakut, ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-zyrtarin e lartë të policisë, të cilët ballafaqohen me një varg akuzash.
Të gjithë të pandehurit kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre.
Gjykimi ndaj Mubarakut nisi diku tre muaj më parë.