Obama dhe Clinton urojnë Krasniqin, Thaçin e Çitakun
(E plotësuar) Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe Zonja e Parë, Michelle Obama, kanë përgëzuar ushtruesin e detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe zonjën Krasniqi, me rastin e festave të fundvitit.
Presidenti Obama uron që këto festa të jenë të mbushura me dhurata të thjeshta që sjell kjo stinë.
“Le të jetë ky vit i ri i bekuar me shëndet dhe lumturi”, shkruan ndër të tjera presidenti Obama, ka njoftuar Zyra për shtyp e ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës.
Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot një urim nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e festave të fundvitit.
Në telegram, Presidenti Obama shpreh urimet më të përzemërta që Viti i Ri 2011 të jetë vit i bekuar me shëndet dhe lumturi për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, Vlora Çitaku, zëvendësministre e Punëve tё Jashtme në detyrë, ka pranuar njё telegram urimi nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, nё tё cilin kjo e fundit i uron Çitakut Vitin e Ri 2011.
Nё telegramin e urimit, Clinton pёrgёzon popullin e Republikës sё Kosovës pёr sukseset e arritura nё vitin 2010 dhe për bashkëpunimin e mire dhe tё sinqertë ndërmjet popullit amerikan dhe atij kosovar.
“Uroj qё viti 2011 tё jetё vit i realizimit tё aspiratave tё popullit tuaj”, ёshtё shprehur sekretarja amerikane e Shtetit, Clinton.