Pacolli tërhiqet nga rikandidimi, Atifete Jahjaga presidente

Ish presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli ka konfirmuar edhe zyrtarisht se nuk është kandidati për president, duke thënë se e bëri për ta zhbllokuar situatën.
“Jam tërhequr jo si humbës. Kam qënë i sinqertë sepse e kam konsideruar se vendi dhe qytetari duhet të jetë në vendin e parë.
Une do ti kontriboj vendit dhe do të jem aty ku Kosova thërret”. Keshtu ka deklaruar Bexhet Pacolli, i cili arriti kete marreveshje me anë të ndihmës së dhenë nga faktori ndërkombëtarë, sidomos ambasadorit amerikan, Christopher Dell. Kandidate per presidente do të jetë kandidatja e LDK-së, Atifete Jahjaga.
Ndër të tjera, në një konferencë për shtyp, Pacolli theksoi se kualicioni qeverisës është më i fortë dhe se Kosova do të ketë një qeveri e cila do ti rezistojë sfidave.
Ai e ka lënë të hapur mundësinë të rikandidoj për kryetar të AKR-së. Thaci, Mustafa e Pacolli falendëruan disa herë publikisht ndihmën e ambasadorit Dell. Rezultat i këtij kompromisi, është edhe kandidatja femër për presidente, Alifete Jahjaga, nga Policia e Kosovës.