E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi shperthim prane zyres se Erdogan

Një bombë ka shpërthyer në afërsi të zyrës së kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, në Ankara, duke plagosur një person. Lajmi u bë i ditur fillimsht nga televizioni shtetëror turk, i cili tha se personi që punonte në gjykatë u plagos lehtë, ndërsa po kalonte aty kur ndodhi shpërthimi.
Policia thotë se po heton zonën përreth për të vërtetuar, nëse ka objekte të tjera shpërthyese. Incidenti ka ndodhur përpara takimit të kabinetit në zyrën e Erdoganit. Nga shpërthimi është dëgjuar një zhurmë e vogël, pa shkaktuar dëme të medha. Ai po ashtu vjen pas shpërthimit të së enjtes së kaluar në Stamboll, pranë selisë së partisë në pushtet, ku u plagosën 15 policë dhe një civil.
Nuk është e qartë se kush fshihet prapa sulmeve. Rebelët kurdë, dhe militantet islamike perfshire al-kaeden, më herët kanë kryer seri sulmesh anembanë Turqisë, por asnjë prej tyre nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
Një grup që ka lidhje me partinë e punëtorëve të Kurdistanit mori përgjegjësinë për shpërthimin e një bombe që vrau tre persona në Ankara në shtator të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›