E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dhe Romney me vizione të ngjashme për politikën e jashtme

Ndërsa votuesit në Shtetet e Bashkuara përgatiten të hedhin votën në zgjedhjet 6 nëntorit, njerëzit në gjithë botën po presin të shohin ndikimin e rezultatit në botë.

Kandidatët presidencialë ofruan vizione të ngjashme për rolin e Shteteve të Bashkuara në çështjet globale gjatë debatit të tyre të fundit.

Shtetet e Bashkuara mund të duket më të prira ushtarakisht nën drejtimin e kandidatit republikan, Mitt Romney, thotë Daniel Serwer i Fakulktetit për Studimet Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Washington.

“Ai e ka bërë të qartë se një demonstrim force do të ishte përparësi për të dhe një nga ndryshimet themelore mes dy kandidatëve është niveli që ata synojnë të arrijnë në financimin e mbrojtjes”, tha Serwer.

Si Romney, ashtu edhe presidenti Barack Obama janë zotuar se do të mbështesin Izraelin, në rast se ky vend sulmohet.

Romney ka thënë se nëse zgjidhet, udhëtimi i tij i parë diplomatik do të ishte në Izrael. Ai la të kuptohej se Obama e ka fyer shtetin hebre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›