E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA sistemi i komplikuar i votimit

Se cili do të jetë banori i ri i Shtëpisë së Bardhë do të mund ta thonë votuesit e disa shteteve kyce. Edhe pse jo përfundimisht mund të jenë pikërisht votuesit në Virxhinia, Karolinë e Veriut dhe Ohajo ata që do të thonë fjalën e fundit. Barak Obama është ende në avantazh dhe pse diferenca me Romnin është vërtet e ngushtë. Edhe turistët të cilët kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë dhe Uashingtonin kanë arritur në përfundimin se amerikanët janë ende të pavendosur për votën e tyre. Por si votohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Zgjedhja bëhet me anë të një mënyre jo të drejtpërdrejtë. Qytetarët janë ata që zgjedhin votuesit e mëdhenj të cilët krijojnë kolegjin elektoral. Votuesit e mëdhenj mund të japin votën e atyre për atë që dëshirojnë, por zakonisht konfirmojnë kandidatët e përzgjedhur dhe preferencat e tyre. Por në përgjithësi ata rikonfirmojnë kandidatët në kongres që në muajin janar. Kjo është dhe arsyeja se pse Romni, i cili duket se ka më shumë vota të qytetarëve mbetet sërish në dizavantazh për sa i përket përfaqësuesve politikë që do ta votojnë. Sipas analistëve amerikanë nëse Barak Obama do të arrijë të fitojë në Ohajo, ku dhe sondazhet e favorizojnë mjaftueshëm, është shumë e mundshme që ai të fitojë të gjithë garën. I vetmi rrezik për Obamën është nëse ai do të përfundonte me vota të barabarta me Romnin. Nëse të dy kandidatët do të përfundonin me 269 vota secili, në atë rast do të jetë kongresi amerikan i cili është ndarë në senat dhe në dhomën e përfaqësuesve, që do të vendosë. Senati do të zgjedhë zëvendës presidentin, ndërsa dhoma e përfaqësuesve presidentin. Nëse Obama do të marrë shumicën elektorale të votës popullore do të verifikohej e kundërta e saj që ka ndodhur 12 vjet më parë kur demokrati Al Gor mori 500 mijë vota më shumë se kundërshtari i tij, por ishte pikërisht Xhorxh Bush ai që u bë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 270 vota, pra vetëm me një votë më shumë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›