India mbështet planin Obama për klimën
Nju Jork -I dërguari i Indisë për çështjen e klimës deklaroi sot se e mirëpriste politikën e presidentit amerikan, Barack Obama për luftën kundër ndryshimit të kushteve klimatike, por shprehu shqetësimin se mund të mos arrihej një marrëveshje globale për këtë çështje nëse vendet e zhvilluara insistojnë në kufizime për gazrat e lëshuara në atmosferë për të gjithë vendet.
"Nuk ka asnjë dyshim mbi faktin se Obama ka sjellë një tjetër linjë", u shpreh Shyam Saran, i dërguari special i kryeministrit indian për çështjen e kushteve klimatike, në komentet në lidhje me fjalimin e Obamës për politikat që do të ndiqen.
Por Saran deklaroi se negociatat në samitin e rëndësishëm të Kopenhagenit për ndryshimin e kushteve klimatike, që do të mbahet në dhjetor, nuk do të arrinin asnjë rezultat nëse vendet perëndimore kërkojnë që kufizimet e gazeve të lëshuara në atmosferë të zbatohen edhe për vendet në zhvillim. Saran ripërsërit qëndrimin e Indisë e cila nuk ishte e gatshme të angazhohej në kufizime për gazrat.