India përshëndet planin e Obamës për kushtet klimatike
Nju Delhi - I dërguari i Indisë për çështjen e klimës deklaroi dje se e mirëpriste politikën e presidentit amerikan, Barack Obama për luftën kundër ndryshimit të kushteve klimatike, por shprehu shqetësimin se mund të mos arrihej një marrëveshje globale për këtë çështje nëse vendet e zhvilluara insistojnë në kufizimie për gazet e lëshuara në atmosferë për të gjithë vendet. "Nuk ka asnjë dyshim mbi faktin se Obama ka sjellë një tjetër linjë", u shpreh Shyam Saran, i dërguari special i kryeministrit indian për çështjen e kushteve klimatike, në komentet në lidhje me fjalimin e Obamës për politikat që do të ndiqen.