E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë: Sekuestrohen 5 ton kokakinë

Madrit - Doganat spanjolle njoftuan dje se kanë sekuestruar pesë tonë kokainë në Atlantik, në afërsi të arkipelagut të Kanarieve, në bordin e një anijeje, pesë anëtarët venezuelas të ekuipazhit të së cilës janë arrestuar. Anija po drejtohej për në Galici, rajoni në perëndim të Spanjës ku kalon tranzit një pjesë e madhe e kokainës që eksportohet nga Amerika e Jugut drejt Spanjës, mësohet nga komunikata e doganave. Këto të fundit e vlerësojnë në 250 milionë euro vlerën e drogës që ndodhej në anije, e cila u dërgua drejt portit Las Palmas, në Kanarie, ku pritet të mbërrijë më 5 mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›