Gorbaçov: Rusisë i mungon demokracia
Moskë - Ish-lideri sovjetik Mihail Gorbaçov, theksoi se Rusia kishte bërë jo më tepër se gjysmën e rrugës drejt një demokracie, duke theksuar sidomos se institucioneve të vendit u mungonte pavarësia, deklaroi ai i cituar nga agjencia Interfax. "U mungon një gjë institucioneve tona, partive politike, Dumës (Dhoma e Ulët e parlamentit), gjykatave: pavarësia, liria e të shprehurit dhe e të gjykuarit", deklaroi Gorbaçov gjatë një tryeze të rrumbullakët për "politikën e shekullit të 21-të". "Është e kotë të flasësh për Rusinë pa mbajtur parasysh faktin që ndodhemi në një situatë tranzicioni drejt demokracisë dhe se është bërë jo më tepër se gjysma e rrugës, shtoi ish-presidenti i BRSS-së.