Spanja në telashe
Spanja po ka vështirësi të kapërcejë krizën ekonomike dhe është ende në recesion.
Qeveria ka theksuar se më shumë se 4.6 milionë vetë janë të papunë. Rritja e papunësisë e ndërlikon më tej betejën e qeverisë për të ulur deficitin në financat e veta.
Spanja është një ndër vendet nën vëzhgim të fortë nga tregjet financiare dhe një viktimë e mundshme e prekjes nga kriza në Greqi.
Më herët gjatë javës, një agjenci që vlerëson besueshmërinë ndaj ekonomisë së vendeve e uli vlerësimin për Spanjën si rezultat i perspektivës së dobët ekonomike të vendit.
Nëse agjencia ka të drejtë me vlerësimin e bërë, papunësia do të rritet më tej, të ardhurat nga tatimet do pakësohen, duke bërë më të vështirë për qeverinë të pakësojë nevojat për marrje me hua të parave.
Shifrat e papunësisë, të nxjerra nga BE, tregojnë se papunësia në 16 vende që përdorin euron mbetet në 10 për qind. (Reuters)