E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të flasë sot për katastrofën në Gjirin e Meksikës



Presidenti amerikan Barak Obama pritet t'i drejtohet sot kombit me një fjalim nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, fjalim që do të përqëndrohet mbi përpjekjet e administratës për ta ndalur derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.
Obama do të flasë disa orë pasi të kthehet në Uashington, pas turneut të katërt në rajonin e Gjirit, i cili ka pësuar dëme mjaft të mëdha si pasojë e ndotjes nga nafta. Ndërkohë, drejtuesit e kompanisë së naftës pritet të dëshmojnë para komitetit të energjisë dhe mjedisit në Kongres.
Më herët, presidenti Obama u ka premtuar amerikanëve që jetojnë në Gjirin e Meksikës, se plazhet e tyre do të kthehen një një gjendje të pastër. Ai u zotua se do të angazhohet totalisht që ta detyrojë BP të paguajë dëminin e shkaktuar nga ndotja e naftës. Ndërkaq kompania British Petrolium ka shpenzuar miliarda dollarë në një fond mirëbesimi të pavarur për të përballuar pretendimet për kompesime. Presidenti do t'ua parashtrojë kërkesat e tij drejtuesve ekzekutivë të BP-së kur të takohet me ta për herë të parë ditën e mërkurë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›