E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Partia Socialiste duhet të respektojë institucionet

Në analizën pas-zgjedhore të 8 majit me kryesinë e partisë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta tha se megjithëse kjo forcë arriti disa nga objektivat, do ti nënshtrohen analizës edhe ato njësi vendore ku pritshmëria nuk doli aty ku parashikohej. Ndërsa tha se qytetarët shqiptarë kanë votuar si qytetarë europiane, ai shtoi se krerët e partive politike duhet të dinë të sillen në mënyrë të tillë.
 

Ndërkaq, kreu i LSI-së Ilir Meta tha se pavarësisht se zgjedhjet e 8 majit ishin më të arrirat që ka realizuar ndonjeherë vendi ynë, opozita po vijon të mos besoj tek puna e institucioneve në vend. Duke shigjetuar opozitën për qëndrimin që po mban në raport me rezultatin për kryeqytetin, Meta kujtoi se ishte marrëveshja PD-PS ajo që miratoi sistemin, anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve apo edhe gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Për këtë arsye tha Meta, është gabim i madh që ti kundërvihesh institucioneve për të cilat ke dhënë aprovimin.
 

Po ashtu, kreu i LSI-së nënvizoi se sfidë e mëtejshme është jo vetëm forca politike që ai kryeson, por të gjithë faktorit politik dhe në mënyrë të veçantë e qytetarëve shqiptarë është integrimi në strukturat europiane.

Ky ishte edhe mesazhi që dhanë qytetarët në këto zgjedhje tha ai, ndërsa theksoi se strukturat e LSI-së do të angazhohen seriozisht në këtë proces.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›