Obama do vizitojë Hiroshimën dhe Nagasakin
Presidenti amerikan barak obama ka deklaruar se dëshiron të vizitojë qytetin e Hiroshimës dhe Nagasakit. Një anonccim të tillë ai e ka artikuluar vetë gjatë një interviste për televizionin publik japonez Nhk, regjistruar të hënën në Washington. Obama ka shprehur dëshirën për të vizituar gjatë mandatit të tij Hiroshimën dhe Nagasakin, dy qytetet japoneze të goditura nga bombat atomike të SHBA-së gjatë luftës së dytë botërore. "Kujtimi i Hiroshimas dhe Nagasakit është rrënjosur në kujtesën e të gjithë botës dhe unë do të isha i nderuar nga mundësia për të vizituar këto dy qytete gjatë periudhës së presidencës sime," ka thënë Obama. '' Fatkeqësisht unë nuk do të kem mundësi të vizitoj këto dy qytete gjatë vizitës së shkurtër në Japoni, të planifikuar për të premten dhe të shtunën e kësaj jave", shpjegon presidenti në intervistën dhënë për NHK-në. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama është kështu presidenti i parë amerikan në detyrë, që shpreh dëshirën dhe vullnetin për të nderuar e për t'i bërë homazh viktimave të Holokaustit nuklear në të këto dy qytete.