E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI : Sulmi në Fort Hood nuk ishte komplot


Burime të FBI-së thonë se ushtaraku i forcave të armatosura amerikane që dyshohet për vrasjen e 13 njerëzve në bazën ushtarake të Fort Hood, nuk ishte pjesë e një komploti më të gjerë terrorist dhe se nuk ishte përfshirë në veprimtari terroriste". Për Majorin Hasan Nidal FBI ka deklaruar se ai ishte vënë re nga FBI-ja në muajin dhjetor, si pjesë e një hetimi kundër terrorizmit, por nuk kishte ngritur shqetësime tek hetuesit. Organet hetimore thonë se komunikimet e tij me persona të tjerë ishin në të njëjtën linjë me punën e tij, duke qenë një mjek psikiatër në ushtrinë amerikane. Hasan aktualisht ndodhet ne spital, por ai ka dalë nga koma ku kishte hyrë pasi u qëllua nga policia gjatë sulmit të kryer javën e kaluar. Si pasojë e sulmit me armë të ndërmarë prej tij, 13 persona u vranë dhe 29 të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja u regjistrua të enjten e kaluar në bazën ushtarake të Teksasit.
FBI thote se nuk ka asnjë informacion që të tregojë se Hasan ishte pjesë e një komploti terrorist, por nuk bën të ditur emrin e personit me të cilin majori komunikoi para sulmit, që dyshohet të jetë një klerik radikal që jeton në Jemen. Hetuesit theksojnë se komunikimet e tij me një person tjetër kanë qenë në përputhje me punën e tij si një psikiatër i ushtrisë. Ekspertët thonë se ka patur 10 deri në 20 komunikime duke filluar që nga dhjetori i 2008 deri në vitin 2009. Sipas tyre përmbatja e tyre ishte e natyrës sociale, por edhe të një udhezimi fetar. Por ato nuk përfshijnë ndonjë lloj kërcënimi apo nxitje të gjuhës që do të kishte provokuar ndonjë hetim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›