Papandreu: Emri parakusht për integrimin e Maqedonisë
Greqia para SHBA-ve paralajmëroi se zgjidhja e çështjes së emrit, është parakusht për Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri grek dhe ministër i Punëve të Jashtme, Jorgo Papandreu këtë porosi "absolutisht të qartë" ia ka lajmëruar sekretares amerikane Hillary Clinton, në takimin e djeshëm joformal në Berlin, transmeton agjencia Ana-Mpa.
Papandreu ka theksuar edhe atë se zgjidhja për emrin duhet të jetë në pajtim me "linjat e kuqe kombëtare" të Greqisë, gjegjësisht emër i përbërë me përcaktim gjeografik për të gjitha përdorimet, pa përjashtim.
Gjatë takimit, që është mbajtur me iniciativë të Greqisë, Papandreu është përqendruar edhe në takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të mbajtur para do kohë në Bruksel.