Michelle me pantallona të shkurtra, mediat vlojnë nga komentet
Michelle Obama, Zonja e Parë amerikane zë sërish vëmëndjen e medias, kësaj rradhe jo për krahët e tonifikuar dhe dekoltenë, por për këmbët e saj të gjata. Ajo është fotografuar duke zbritur nga Air Force One e veshur me pantallona të shkurtra. Familja Obama kishte planifikuar një ditë pushimi duke vizituar Grand Kenion dhe si rrjedhoje veshjet ishin zgjedhur posaçërisht për këtë ditë. Por pantallonat e shkurtra e kanë vënë Mishelle Obamën në zemër të një skandali që shumë e quajnë të panevojshëm. Në media janë çelur debate a ka të drejtë Zonja e Parë të veshë pantallona të shkurtra? Sigurisht që kjo është hera e parë që gruaja e Shtëpisë së Bardhë vesh pantallona tilla, sigurisht Kushtetuta amerikane nuk e ndalon këtë, por me këto pantallona sigurisht që Zonja e Parë ka thyer të gjitha tabutë. Sondazhet thonë se Michelle ka këmbë të bukura dhe ka të drejtë t’i tregojë ato, por ka të tjerë thonë se kjo veshje nuk është e përshtatshme për një zonjë. 44 vjeçarja, ka treguar se është një grua me shije dhe stil, ajo kujdeset për trupin e saj duke u zgjuar çdo ditë në orën 5.30 të mëngjesit për të bërë fiskulturë. Për mbështetësit e saj Mishelle nuk ka të krahasuar me zonjat e tjera, ndaj pantallonat e shkurtra s’kanë asgjë të keqe.