E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama e krahason veten me Messin

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 18:45

Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama, e ka krahasuar vetëm ne yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Presidenti amerikan e ka etiketuar vetën si “Lionel Messi i politikës” pasi ka takuar kampionin e ligës “Major Legue Soccer”, Colorado Rapids në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori i Colorados, Jeff Plush, ia ka prezantuar liderit amerikan si dhuratë një fanellë të Rapids, ndërkaq skuadra është mirëpritur me nderime të larta në rezidencën e Obamas në Washington DC. Obamës i është dhënë fanella me numrin 10, një numër që e bart edhe lideri i skuadrës së Barcelonës në fushë, Lionel Messi.

“E kam parë këtë, një numër që i shkon për shtati Messit të Barcelonës dhe mua si politikan”, tha Obama. Messi e bart numrin 10 që nga largimi i Ronaldinhos nga skuadra katalunase në verë të vitit 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›