E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama falenderon Clinton udhëtimin në Korenë Veriore

Presidenti Barack Obama falenderoi ish- presidentin Bill Clinton për udhëtimin e tij në Korenë e Veriut në fillim të këtij muaji për të siguruar lirimin e dy gazetarëve amerikane
Ata u takuan në Shtëpinë e Bardhë në Dhomën e Pritjes dhe qëndruan për 40 minuta, më pas Obama e ftoi Klintonin në Zyrën Ovale duke zhvilluar një bisedë private për rreth gjysmë ore.
"Presidenti Obama tha se ai ishte kënaqur se amerikanët ishin të sigurta dhe ribashkuar me familjet e tyre", deklaroi në një komunikatë Shtëpia e Bardhë.
Ish-Presidenti Klinton u largua pas takimit pa dhënë ndonjë deklaratë për mediat.
Administrata Obama e përshkroi si një mision privat humanitar, udhëtimin e Bill Clinton për në Korenë e Veriut për të siguruar lirinë e të dy gazetarëve të SHBA. Ai u bë nje nga personalitetet më të larta amerikane qe takon kreun koreanoverior Kim Jong-il, në pothuajse pas një dekadë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›