6-vjeçarja mashtron Forcat Speciale

Megjithëse mund të duket e çuditshme është më se e vërtetë: brenda 48 orëve dy persona kanë arritur të futen në oborrin e Shtëpisë së Bardhë pa u vënë re nga Forcat e Sigurimit. Kjo gjë ka vënë shumë në diskutim sigurinë në shtëpinë që mendohet të jetë më e padepërtueshmja në të gjithë botën.
Një ditë më parë një burrë hodhi çantën e tij nga kangjellat e shtëpisë së Presidentit të USA dhe më pas i kapërceu vetë ato. Pavarësisht se ai u kap menjëherë nga rojat e sigurisë dhe u mor në pyetje për orë të tëra, rezultoi që ishte vetëm një nga të pastrehët e shumtë kurioz. Për fat të mirë, thonë mediat amerikane sepse mund të kishte qenë dhe ndonjë kamikaz që lehtësisht do të kishte hedhur në erë Presidentin.
I pari person që arriti t’iu shpëtojë forcave të sigurisë quhet Xhejms Krudup dhe është 41 vjeç. Ndërkohë që dje një tjetër person arriti të futej pa u vënë re në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Ajo ishte një vajzë 6- vjeçare, e cila u kap menjëherë nga rojet e sigurimit. /shekulli/