Nis gjyqi ndaj Mubarak

Procesi gjyqësor ndaj ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak po zhvillohet nën masa të repra sigurie . Ish-kreu i shtetit u shfaq në gjykatë me një barelë, megjithatë ishte i ndërgjegjshëm përsa po ndodhte.
Para gjykatës kanë dalë po ashtu dhe dy djemtë e tij, ish-ministri i Brendshëm dhe gjashtë ish-zyrtarë të tjerë, ndërsa jashtë ndërtesës rreth 3 mijë ushtarë dhe policë po kujdesen për të mbajtur turmën nën kontroll.
Mubarak do të përgjigjet për akuzën se ka urdhëruar qëllimin me armë zjarri ndaj manifestuesve duke vrarë rreth 800 persona.
Hosni Mubarak që do të përballet me një sërë akuzash, mes të cilave edhe ajo për vrasje dhe korrupsion.
Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme egjiptiane zbarkuan në rrugët e qytetit mijëra forca sigurie. Masat janë marrë për të shmangur ndonjë sulm hakmarrës ndaj ish-presidentit të larguar me dhunë në muajt e parë të këtij viti.
Nëse Mubarak shpallet fajtor, atëherë ai rrezikon dënimin me vdekje.