Obama, fjalimi për gjendjen e Unionit
Barack Obama është kthyer ai që populli demokratik kërkon, lideri i utopisë konkrete, i ndryshimit të mundshëm, i një beteje kundër të djathtës reaksionare dhe të mbyllur.
Presidenti në fjalimin e tij ka kujtuar sfidën që e pret vendin në nëntor, një zgjedhje mes dy konceptimesh të papajtueshme për Amerikën. Vendi i mundësive apo vendi i plutokracisë.
Obama ka kujtuar vizitën e tij të fundit në bazën Fort Andrews ku ka pritur ushtarët e fundit të kthyer nga Iraku, duke nënvizuar një nga premtimet e mbajtura në mandatin e tij të parë.
Pasi ka kujtuar vdekjen e Bin Laden, si eliminimin e një kërcënim për jetën e amerikanëve, Obama ka përshëndetur ushtarakët që kanë realizuar misionin.
Presidenti i SHBA duke folur për ekonominë ka bërë një lajmërim për një propozim konkret, një plan për shtysa financiarë për ndërmarrjet që rikthejnë vende pune në SHBA. Një propozim tjetër ka qenë ai lidhur me alikuatën prej 30% që duhet të paguajnë ata që fitojnë më shumë se një milion dollarë, sipas presidentit Obama.
Gjatë fjalimit që ka zgjatur rreth një orë, shumë standing ovation për presidentin nga demokratët por ndonjëherë edhe nga republikanët. Një fjalim i matur dhe i mbajtur mirë, me qëndrim prej burri shteti.
(ar.si/BalkanWeb)