Obama flet për ekonominë, mosbesim në Uall Street
Një gjë mund të thuhet për fjalimin e Presidentit amerikan Barak Obama në kryeqendrën financiare të Nju Jorkut, Uall Street. Askush nuk i tha gënjeshtar.
Uall Street është një vend klasi dhe jo si kongresi ku pakënaqësitë ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë kanë marrë nota të pakëndshme revolte. Ndaj ndërsa Obama bënte thirrje për reforma në sistemin e kontrollit financiar ndaj bankave shumica e kryefinancierëve u mjaftuan me një tundje koke plot edukatë. Momenti më cinik i të gjithë evenimentit ishte padyshim kur Obama përmendi idenë e tij për krijimin e një Agjensie për mbrojtjen financiare të konsumatorëve. Dihet që ideja kundërshtohet me forcë nga kokat e mëdha, por më me ashpërsi nga Federal Reserve që sheh në të kërcënimin më serioz në humbjen e pushtetit. Në momentet më të mëdha të krizës financiare Banka Qendrore ka treguar se përparësi për të kanë bankat dhe bankierët e kamur sesa konsumatorët të zhytur në kredi. Ligjvënësit janë kundër këtij ndryshimi thelbësor në politikën financiare, ashtu si edhe ndaj reformave të kundërshtueshme në shëndetësi. Deri në fund të vitit kur Obama shpreson t’i miratojë ato në Kongres, Uall Strret dhe Federal Rezerve mund të qëndrojnë të qetë. Bashkë me reformën në shëndetësi, kjo ide e Obamës për t’ia minimizuar pushtetin Rezervës Federale, mbeten sfidat kryesore të kreut të Shtëpisë së Bardhë.