Kompania celulare AMC ul tarifat
Kompania celulare AMC ka bërë të ditur se ka ulur ndjeshëm tarifat për abonentët e vet Albakarta. Drejtori i Përgjithshëm i AMC, Stefanos Oktapodas tha se ulja shkon deri në 51 për qind për telefonantat e kryera brenda rrjetit. Tarifimi për minutë i thirrjeve telefonike ulet ndjeshëm pas minutës së dytë.
Stefanos Oktapodas “Para një viti tarifat ALBAKARTA u ulën deri 45 %; tani ulen sërish deri në 51 %. Kjo ulje tarifash është më e madhja e momentit në tregun e telefonisë celulare. Abonentë Albakarta përfitojnë ulje deri në 51 % për telefonatat brenda rrjetit AMC. Telefonatat e abonentëve ALBAKARTA drejt operatorëve të tjerë celularë bëhen deri 28 % më të lira, ndërsa tarifat drejt numrave fiks ulen deri në 38 %. AMC zbaton politikën e tarifave të përshkallëzuara, sipas filozofisë “fol shumë, paguaj pak”. Kur bëjnë një telefonatë brenda rrjetit AMC, abonentët ALBAKARTA flasin me 24.5 lekë gjatë minutës së parë. Më pas tarifa ulet në 12 lekë për minutë gjatë minutës së dytë. Dhe, pas minutës së dytë e në vazhdim, abonentët paguajnë vetëm 5.9 lekë/minutë.”
Ulje kanë njohur të gjitha paketat për telefonatat që AMC ka në treg. Një politikë e tillë vjen në kuadër të respektimit të detyrimit nga ERT për uljen e tarifave telefonike në vend. Në lidhje me kosotot që ka përcaktuar ERT për thirrjet që mbërrijnë nga jashtë vendit, drejtori i AMC e konsideron si jo të drejtë pasi ju kushton miliona euro operatorëve vendas në favor të kompanieve të huaja.