Plani rregullues i Tiranës, nesër në Këshillin Bashkiak
Pas shumë zvarritjesh nga ana e Bashkisë së Tiranës më në fund plani rregullues i kryeqytetit do të prezantohet përpara Këshillit Bashkiak. Plani urbanistik do të jetë vendimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave që ky këshill do të marrë.
Prej shumë kohësh ky plan ka shkatuar debate dhe akuza të forta mes Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës. Mazhoranca e ka akuzuar Ramën se po e mban peng këtë plan, për interesa personale. Debatet pritet të jenë të forta edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku për herë të parë pas zgjedhjeve vendore të 2007–ës, Partia Socialiste nuk gëzon me mazhorancën, si pasojë e koalicionit mes Partisë Demokratike dhe LSI–së.