Antikorrupsioni, konferencë rajonale në Tiranë
Lufta ndaj krimit ekonomik dhe korrupsionit ka mbledhur në një sallë, Ministrin e ri të Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Kryeprokuroren si dhe këshilltarë ligjore nga zyra OBDAT dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë konferencë rajonale anti-korrupsion, Genc Pollo, i emëruar Ministër i Shtetit deklaroi se qeveria i ka shpallur luftë këtij fenomeni, duke zhveshur nga imuniteti çdo ministër të kabinetit qeveritar.
Për kryeprokuroren Ina Rama ajo që kishte rëndësi, nuk ishin rezultatet dhe puna e bërë prej më shumë se një viti në krye të organit qendror të akzuës, por marrëdhënia mes institucionit që ajo drejton dhe medias.
Rama “Një vërejtje publike për gazetarët, që shpesh nxjerrin sekretin hetimor duke prishur hetimet”
Prej tre ditësh në Hotel “Tirana” Konferenca rajonale anti-korrupsion do të zhvillojë punimet ku të pranishëm do të jenë Prokurori Federal i distriktit jugor të Kalifornias si dhe gazetarë të cilët kanë investiguar në rastet e denoncimit të korrupsionit në Administratën e lartë amerikane.