"Obama i nxire, ishte vetem nje kompliment"
"Obama i ka te gjitha: i bukur, i gjate dhe i nxire, pra mund te kete te gjitha kualitetet per te pasur raporte te mire me Rusine". Kjo eshte fraza e thene nga kryeministri i Italise, Silvio Berluskoni, gjate konferences per shtyp te dhene pas takimit dypalesh Rusi-Itali ne Kremlin, qe shkaktoi ne Itali polemika dhe reagime te shumta. "Eshte nje sjellje e bukur absolute, eshte nje kompliment i madh", deklaroi kryeministri Berluskoni, "nese ndjekim ne loje budallenjte jemi te humbur". Me te kthyer ne hotel pas takimit, kreu i ekzekutivit italian eshte informuar per debatet e pafundme qe ishin shkaktuar nga batuta e thene prej tij ne Itali dhe se si ishte perhapur ne te gjitha agjencite nderkombetare. "Me te vertete ka ndonje person ketu qe mendon qe nuk ishte nje sjellje e mire? Nese zbresin ne loje budallenjte jemi te humbur. Zot na ruaj nga budallenjte", reagoi Berluskoni duke folur serish per gazetaret. "Gjate komunikimit me Presidentin e Rusise, Dimitri Medvedev per zgjedhjen e Barak Obames ne krye te Amerikes, qe ai eshte pritur shume mire nga opinioni boteror publik, si ardhja e Mesise", ka deklaruar ne komunikimin qe shkaktoi debatin. Por ne Itali ishin te menjehershme deklaratat qe kane shkaktuar perplasje mbi menyren se si Berluskoni reagoi per zgjedhjen e Obames. "Te thuash qe Presidenti i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte i nxire nuk eshte vetem nje batute jo shume e pershtatshme, por eshte nje fraze e pangaterrueshme qe nuk eshte shume e pershtatshme per njerezit e tille. Mendoj qe Berluskoni duhet te kerkoje falje zyrtarisht dhe duhet qe te evitoje te perfshije Italine ne frazat e tij qe i thote vazhdimisht", reagoi zevendessekretari i Partise Demokratike Italiane, Dario Franceschini.