E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Sfide krizes ekonomike

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama ne konferencen e tij te pare per gazetare, ka thene se me te dhene betimin si president, do te luftoje krizen ekonomike qe ka kapluar SHBA-te. Ne nje konference shtyp Obama tha se do te ndermarre hapat e nevojshem per zbutjen e krizes se kreditit, per te ndihmuar familjet amerikane dhe per te rigjalleruar ekonomine. Ai e dha konferencen e shtypit ne pranine e ekipit te tij ekonomik dhe te personit qe do te jete shefi i personelit te Shtepise se Bardhe, kongresmenit nga shteti Ilinoi, Rahm Emanuel. Gjithashtu pjese e konferences per shtyp ka qene edhe ndjekja e politikes se jashtme. Presidenti i zgjedhur, Barak Obama, theksoi se do te lexoje me kujdes nje leter qe i ka ardhur nga presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad dhe do te pergjigjet ne kohen e duhur. "Zhvillimi nga Irani i armeve berthamore eshte i papranueshem dhe se mbeshtetja e Teheranit per terrorizmin duhet te nderpritet", vleresoi shefi i ri i Shtepise se Bardhe. Lidhur me ceshtje te tjera, Presidenti Amerikan deklaroi se deshiron te shikoje miratimin sa me shpejt te nje pakete per stimulimin ekonomik. Ai shtoi se do te takohet te henen me Presidentin Bush ne Shtepine e Bardhe. Gjithashtu ai tha se do te ndihmoje auto-industrine, si baza kryesore per forcimin e ekonomise. "Nuk do te jete e thjeshte per ne per te dale nga ky terr ku jemi futur. Por, Amerika eshte e forte dhe e konsoliduar, dhe jam i sigurt se do t'ia dale mbane", nenvizoi para gazetareve Barak Obama. Presidenti i zgjedhur, eshte takuar dje me ekipin e tij ekonomik ne Cikago. Ne ekipin e tij ekonomik bejne pjese zyrtare dhe ish-zyrtare te qeverise dhe disa ekzekutive shume te njohur, si investitori legjendar, Uarren Buffett. Ne takim ishin gjithashtu te pranishem ish-Sekretari i Thesarit, Laurence Summers dhe ish-kryetari i Rezerves Federale, Paul Volcker, qe jane permendur si kandidate te mundshem per postin e Sekretarit te Thesarit. Zoti Obama pritet te shpalle emerimin e tij se shpejti. Pritet qe te henen Obama te udhetoje ne Uashington ku ne Shtepine e Bardhe do te bisedoje me presidentin ne largim, Xhorxh Bush.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›